Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vendos në një bunker nëntokësor në Lavizan në verilindje të Teheranit, disa orë pasi Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Teheranit, thanë dy burime të informuara brenda Iranit për mediat vendase. Të gjithë anëtarët e familjes së Khameneit, përfshirë djalin e tij Mojtaba, janë me të, thanë burimet. Sipas burimeve, gjatë operacioneve të mëparshme kundër Izraelit, familja e Udhëheqësit Suprem u çua po ashtu në bunker.