Automjetet që kishin bllokuar rrugën në veri të Kosovës janë larguar këtë të martë nga KFOR, pas kryerjes së një operacioni inxhinierik, sic cilësohet në komunikatë. Ky operacioni u krye për të rikthyer lëvizjen e lirë në veri, që prej ditësh qendronte i bllokuar. “Misioni KFOR po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të #OKB-së”, thuhet në njoftimin e KFOR në Facebook.