Aleanca ushtarake e NATO-s u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të çtensionojnë menjëherë situatën në veri të vendit. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku shkroi në Twitter se situate duhet çtensionuar menjëherë dhe se KFOR është në gatishmëri e vigjilent për të ofruar siguri në të gjithë Kosovën. Qeveria e Kosovës ka marrë kritika nga ndërkombëtarët lidhur me zhvillimet e së premtes në veri të vendit.