Top News – KFOR e UNMIK ikin nga Kosova/ Vuçiç paralajmëron-vendim i një prej fuqive të mëdha
13/05/2021 17:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”. Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë - shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro. “Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiq. Vuçiq tha se do të përpiqet të flasë për këtë çështje me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel. “Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, tha Vuçiq. UNMIK-u, përkatësisht Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara, është vendosur në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe. Ai është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive të tij Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë po ashtu në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
Top Channel/ SHBA e Ukraina: “Bisedimet jo dështim”, Kievi sulmon anijet ruse!
22/12 11:21
Top Channel/I rrethuar nga vajza me bikini, zhduket foto e Trump nga dosjet Epstein,“shfaqet” Diana!
22/12 11:16
Top Channel/ Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam!
22/12 11:14
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
DIGITALB DIGITALB