Gjykata e Lezhës ka vendosur ta lërë portugezin Ruben Saraiva në burgim pa afat ,I cili dyshohet se ka vrarë Ardian Nikulaj më 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin . 28-vjeçari i ekstraduar nga Maroku për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ka qenë i veshur me antiplumb gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa në deklarimet para togave të zeza ndonëse ka mohuar përfshirjen në vrasje është shprehur i frikësuar se mund t’i rrezikohej jeta gjatë qëndrimit në Shqipëri.