Në prag të fushatës elektorale për parlamentaret e 11 majit, dhoma e tregtisë dhe industrisë i propozoi partive politike disa ndryshime ekonomike që do të përmirësonin mjedisin ku veprojnë sipërmarrjet. Kryetari Nikolin Jaka u ndal tek aplikimi i një sistemi të ri fiskal me një taksë të sheshtë prej 10 për qind.