Posteri i kandidatit për bashkinë e Tiranës Belind Këllici, në të cilin shfaqej me dy gishtat e mesit, u komentua këtë të mërkurë nga Erion Veliaj, i cili një një takim me banorët e Njësisë 7, e cilësoi të turpshëm veprimin e kundërshtarit të tij. Veliaj edhe njëherë përmendi cështjen e diplomimit të Këllicit, duke thënë se mospasja e diplomës është e rëndë, por më e rëndë është të shërbesh si sapun për Berishën dhe Metën.