Andrew Tate po refuzon kujdesin e mjekëve pasi fytyra e tij u fry nga një reaksion për të cilën ai ka frikë se mund të ketë qenë një helmim. Së fundmi Andrew postoi në Twitter një video duke u ankuar për ënjtje në lëkurën e tij, me pamjet që grumbulluan miliona shikime. “Fytyrë e fryrë”, shkroi ai në një postim në Twitter. “Presioni i gjakut është i lartë. Lëkura në zjarr. Vështirë për të marrë frymë. Një lloj reagimi i rëndë ose helm”, shtoi ai.