Gjykata e Elbasanit pranon kërkesën e prokurorisë per shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse Svetlana Timofeeva, një nga 3 të arrestuarit për incidentin në Uzinën e Gramshit. Pas vendimit të dhënë, avokati Saimir Visha e quajti të papranueshëm vendimin e gjykatës. Saimir Vishaj: Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e Gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u mor parasysh.Është e papranueshme.