Testamenti i Papa Françeskut është publikuar nga vatikani duke treguar se Papa ka kërkuar një varr të thjeshtë. Selia e shenjtë ka lëshuar edhe certifikatën e vdekjes së tij, duke konfirmuar se një goditje cerebrale e futi atë në koma dhe zemra e tij nuk mundi të rrihte më. Testamenti i papës, mban datën 29 qershor 2022, dhe në të ai kërkon që të varroset në bazilikën e Santa Maria Maxhores, në një varr të thjeshtë.