Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock, e ka hedhur poshtë kategorikisht kërkesën e Polonisë për dëmshpërblim në miliarda euro për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Por, homologu i saj polak, thotë se nuk do të ndalen këtu. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zgibiniev Rau, tha, se është i bindur, që pozicioni i Gjermanisë lidhur me kërkesën për pagesën e reparacioneve do të "evoluojë" dhe nënvizoi përgjegjësinë e përbashkët të polonisë dhe gjermanisë ndaj brezave të shkuar, të tashëm dhe atyre të ardhshëm.