Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të mërkurë Argita dhe Jamarbër Malltezin duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për sekuestron e 25 pasurive të tyre. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilri Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit.