Prokuroria holandeze kërkon dënimin me 30 muaj për Eljo Bitrin. Sipas mediave belge, me arrestimin e Eljo Bitrit, alias Bledar Debrova nga Elbasani dhe Ohran K., 49 vjeç nga Serbia, janë kapur dy kriminelë të rrezsikshëmm. Dy burrat u arrestuan gjatë një kontrolli në nëntor të vitit të kaluar, ku u gjetën tre armë zjarri në makinën me qira të të dyve. Për këtë arsye, Prokuroria Publike kërkon 30 muaj burg për secilin prej tyre.