Interpol Tirana bashkë me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe në bashkëpunim me skuadrën kombëtare britanike të ekstradimeve në NCA lokalizuan dhe arrestuan një të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshirë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës. Në pranga ka përfunduar shtetasi Korrado Gështenja. Në Angli ai përdorte edhe mbiemrin Kështenja dhe emrin e rremë James Martin. 35-vjeçari shqiptar kërkohet mbi bazën e një urdhër-arresti lëshuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO në Shqipëri, për veprat penale të rrëmbimit dhe trafikut të kokainës.