Një 39-vjeçar është arrestuar në zonën e Malësisë së Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle. 39-vjeçari me dy identitete, me origjinë nga Kopliku, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, nga specialtetët e sektorit për kërkimn dhe policinë e Shkodrës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08 korrik 2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.