Një 38 vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, u vendos në pranga këtë të dielë nga policia e Durrësit. 38 vjecari Adem Dervishi është shpallur në kërkim nga autoritetet itlaiane, pasi Gjykata e Napolit, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian.