Autoritetet malazeze kanë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit një 27 vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga Greqia. I riu shqiptar është duke u gjykuar nga Gjykata e Apelit në Athinë nën dyshimet e posedimit të lëndëve shpërthyese, që sipas legjislacionit grek dënohen deri në 20 vite burgim.