Top News – Kërkesa surprizë e PDIU në KQZ/ Kërkon të regjistrohet më vete, jo koalicion me PD
04/02/2021 22:09

Ndërsa ditët kalojnë dhe ethet elektorale sa vijnë e shtohen, në KQZ kanë mbërritur kërkesat e para të subjekteve zgjedhore pë t’u regjistuar si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Janë 10 parti politike që kanë depozituar kërkesën në KQZ mes tyre, spikasin subjektet që drejtohen nga ish eksponentë të Partisw Demokratike. Kështu ka depozituar kërkesën për t’u regjistruar si pjesëmarrëse në zgjedhje Partia Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli, ish nënkryetare e PD dhe ish kryeyare e Kuvendit gjatë kohës që vendi u qeveris nga selia blu. Po kështu edhe Bindja Demokratike e drejtuar nga ish nënkryetari tjetër i PD dhe ish kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi. Topalli dhe Patozi, të dy kritikë të ashpër të kryetari aktual të PD Lulzim Basha kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë për të maksimizuar votat në këto zgjedhje. Ndërkaq një tjetër subjekt është Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e drejtuar nga Myslim Murrizi, aktualihst deputet në parlament. Murrizi së bashku me Rudina Hajdarin ishin të vetmit që nuk iu bindën vendimit të grupit të PD dy vjet më parë për të dorëzuar mandatet dhe vijuar aktivitetin si opozitarë në parlament. Edhe PDIU, PLL, Balli Kombëtar parti që kanë marrë pjesë edhe në zgjedhje të mëparshme janë në grupin e kërkesave që KQZ do të marrë në shqyrtim në mbledhjen e radhës. Çudi në këtë grup të parë të subjkteve ka shkaktuar kërkesa e PDIU e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, që ishte në negociata për të hyrë në zgjedhje në koalicion të përbashkët me PD. Por duket se gjerat s’kanë shkuar ashtu siç duhet mes Idrizit dhe Bashës që kanë zjellë këto zhvillime. Mes kërkesave që do të shqytrtojë KQZ, janë edhe dokumentat e paraqitura nga dy kandidatë të pavarur, Pal Shkambi që do garojë në Shkodër dhe Plarent Aleksi që do garojë në Berat. Ndërkaq sipas Kodit Zgjedhor afati për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në KQZ është deri në 14 shkurt, ndërsa deri në 24 shkurt duhet të regjistrohen koalicionet zgjedhore. sa i takon dorëzimit të listave të kandidatëve, afati i fundit i dorëzimit ën KQZ është 6 marsi.

Top Channel/ Binaj i bashkohet protestës së Lapajt: Do marr pjesë dhe në tubimet nga partitë e tjera
18/12 22:52
Top News- Rama flet për ‘The Observer’: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në, kurrë s’do përdorim…
18/12 22:51
Top News- Çështja çame tërbon Greqinë, akuza për provokim pas vizitës së Spiropalit
18/12 22:17
Top News- Miratohet pa Veliajn buxheti i Bashkisë Tiranë, ku do investohen më shumë për 2026
18/12 21:02
Top Channel/ Korreshi bllokohet në Kuvend, deputeti demokrat “shpërthen” në ofendime ndaj Gardës
18/12 20:44
Top Channel/ Plagosja për sherrin në TikTok, arrestohet 36-vjeçari me akuzën e vrasjes me paramendim
18/12 20:07
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj! Vendimi i Gjykatës, ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 20:05
Top News- Drejtoria e AKSHIT njihet me masat, GJKKO jep vendimin
18/12 20:05
Top Channel/ Nisja e linjës Tiranë-Toronto! Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada
18/12 20:04
Top Channel/ Miratohet buxheti i Tiranës, Këshilli Bashkiak miratoi buxhetin 39 mld lekë
18/12 19:55
Top Channel/ PS: Dënim 28 deputetëve të PD! Grupi socialist kërkon përjashtimin e deputetëve
18/12 19:53
Top Channel/ Kryetarja e re e Kushtetueses, Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të gjykatës
18/12 19:51
Top Channel/ Karçanaj mbetet në arrest! Masat e GJKKO, shefja e AKSHI-t në arrest shtëpie
18/12 19:50
Top News-Rrëzohet ankimimi i zv.Kryeministres. Apeli lë në fuqi masat ndaj Ballukut dhe 2 drejtorëve
18/12 17:12
Top Channel/ Video ekskluzive e plagosjes së ‘Guccit’, tentoi të fshihej pas trupit të shokut
18/12 16:31
Top Channel/ Gjyqi i Ballukut në Apel. Zv.kryeministrja kërkoi ndryshimin e masës së ndalimit
18/12 15:54
Top News – CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë ndan çmimet për ‘bizneset e vitit’
18/12 15:44
Top Channel/ AMA nderon figurat e ekranit. Krasniqi vlerëson kontributin e profesionistëve të medias
18/12 15:42
Top Channel/ Plagosi për sherrin e Tik Tok. Pranga 36-vjeçarit që tentoi të vriste kundërshtarin
18/12 15:40
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj, ish oficeri i RENEA i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 15:39
DIGITALB DIGITALB