Top News – Kërkesa ekstreme e demokratëve/ ‘Rinumërim të votave në disa qarqe të vendit’
03/05/2021 14:38

Partia Demokratike po grumbullon cdo parregullsi të procesit zgjedhor. Sekretari për çështjet ligjore të selisë blu dhe njëkokësisht përfaqsuesi i saj në Komisionin Qendror të zgjedhjeve deklaroi se materialet nuk do të shkojnë vetëm në SPAK por edhe në institucionin që ka detyrimin ligjor për administrimin e zgjedhjeve. Mbi të gjitha kërkesa e demokratëve ka të bëjë me rinumërimin e votave. “Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD kërkon të herë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta” Në periudhën parazgjedhore Partia Demokartike ka depozituar në prokurori 180 kallzime penale dhe mbi 40 në SPAK. Pranë Komisionit Qendor të Zgjedhjeve janë miratuar rezultatet e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, për të cilin nuk kishte asnjë kontestim nga përfaqësuesit politikë, ndërsa pritet edhe miratimi për 11 qarqet e tjera pas verifikimit dhe rinumërimit që do të bëhet për ato qarqe të cilat do të paraqiten ankimime. Më tej, pas mbylljes së këtij procesi dhe kalimit të materialeve përmes Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe Komisionit Rregullator, Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të certifikojë zgjedhjet e 25 prillit dhe listat e deputetëve fitues. Dhe nëse pas këtij vendimi ka sërish padakordësi, atëherë vendimi final është në dorën e Kolegjit Zgjedhor.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41