Tre nga atletët më të mirë të të gjitha kohërave në kërcimin me shkop në atletikë, Armand Duplantis, Renaud Lavillenie dhe Sam Kendricks u bënë protagonistë të një sfide të veçantë mes tyre në kopshtet e banesave të tyre, teksa gjetën një mënyrë të re të të garuarit. Rekordmeni aktual i botës në kërcimin me shkop, Armand Duplantis dhe kampioni olimpik Lavilleni arritën që në këtë garë të vecantë të kalonin 36 herë lartësinë 5 m brenda gjysmë ore, ndërsa kampioni i botës, Kendricks arriti ta kalojë atë në 26 tentativa të suksesshme.