Operacioni për shuarjen e flakëve të zjarrit u prit me të shtëna armësh në Krastë të Krujës. Paraprakisht dyshohet se gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, një person ende i paidentikuar ka qëlluar dy herë me armë zjarri për të ndaluar ndërhyrjen e zjarrfikësve. Sipas dyshimeve të ngitura nga banorët e Krujës, zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe mund të lidhet me pastrimin e territorit dhe hapjen e sipërfaqeve të reja për kultivimin e lëndëve narkotike, kanabis sativa. Megjitharë, policia e Krujës pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe autorësinë e të shtënave me armë zjarri.