Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Podujevë, ku si pasojë e një konflikti të armatosur janë plagosur katër persona. Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rreth orës 13:40, në sheshin në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” ka ndodhur një përplasje me armë zjarri mes tre personave të afërt me njëri-tjetërin. Nga të shtënat janë plagosur të tre personat e përfshirë në konflikt, si dhe një kalimtar i rastit.