Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë edhe më shumë trupa federale në qytetet e mëdha ku nuk po reshtin protestat. Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi disa qytete të drejtuara nga “demokratë liberal” siç tha ai, duke përfshirë Cikagon e Nju Jorkun, liderët e të cilëve sipas presidentit kane frikë të kalojnë në veprim. Ai shtoi se forcat e dërguara për këtë qëllim kishin bërë një “punë fantastike” për rikthimin e rendit dhe qetësisë mes trazirave të Portland. Por kryetari i bashkisë se këtij qyteti, Ted Wheeler i quajti veprimet e zyrtarëve federalë “një abuzim të hapur me taktikat e policisë nga qeveria federale”, që ai vetë i konsideron jokushtetuese.