Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor. Berberi i cili u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtorit të policisë Shkodër për shkak të performancës së dobët pas evidentimit dhe asgjësimit të disa parcelave me kanabis në territorin e këtij qarku, ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës.