Testimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut janë provokime “serioze dhe të paligjshme”, thanë zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia, duke i bërë thirrje Peniainit që t’i kthehet dialogut dhe të pranojë ofertën për ndihmë për koronavirusin. Zyrtarët i bënë këto deklarata ndërsa u mblodhën në Seul, tre ditë pasi Koreja e Veriut kreu një seri testesh të raketave.