Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, ka udhëzuar pentagonin të thellojë fokusin e tij tek kina, që SHBA e ka etiketuar tashmë si rivalen kryesore strategjike të saj. “Tani është koha që departamenti ti futet punës”, tha Austin pasi lëshoi një direktivë të brendshme për burokracinë e Pentagonit. Direktiva, detajet e të cilës janë të klasifikuara, vjen pas një vlerësimi të një task force të ngritur nga administrata Biden në shkurt për të studiuar strategjinë e departamentit të mbrojtjes kundrejt kinës.