Mali i Zi ka kërkuar ndihmën e Interpolit për shkak të kërcënimeve të lëshuara përmes mediave sociale në drejtim të Dritan Abazovic, lideri i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA). Policia malazeze identifikoi një person që sipas saj ka bërë kërcënimet, por për shkak se ai nuk jeton në Malin e Zi, u kërkua ndihma e Interpolit.