Kreu i SPAK Arben Kraja ka konfirmuar se gjyqtarë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, janë kërcënuar, pasi po merren me hetimin e çështjeve të vështira. I pyetur nga gazetarët në deklaratën për mediat, Kraja tha se kërcënimet dhe presionet lidhen me dosjet e vështira që po hetohen, por theksoi se shumica e gjyqtarëve kanë mbrojtje nga policia. Arben Kraja tha se shumë dosje janë gati në përfundim të hetimeve pasi prokurorët e SPAK po punojnë çdo ditë.