Një tjetër incident është regjistruar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku një shtetas është shoqëruar nga policia pas një përplasjeje me punonjësit e sigurisë. Sipas burimeve shtetasi kishte shkuar në gjykatë për të ndjekur seancën gjyqësore të një familjari të tij, i cili është në proces për ankimin e një vendimi lidhur me procedurat e ekstradimit drejt një vendi të BE-së, ku është dënuar për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim. Bëhet me dije se ai nuk u lejua të hynte në sallë pasi seanca zhvillohej me dyer të mbyllura. Për këtë arsye dyshohet se ka reaguar ashpër dhe ka kërcënuar stafin dhe të pranishmit me fjalë ofenduese e kërcënuese.