Top News/ Kërcënim i trefishtë për botën…/Irani, Rusia e Koreja e Veriut kanë krijuar ‘aksin’ e ri
22/09/2024 12:21

Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë krijuar një "bosht të ri kërcënimi" që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen botërore, ka paralajmëruar Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey. Ai tha se ky grup vendesh do të "sulmojë mënyrën tonë të jetesës" dhe të hedhë në erë sigurinë e fituar me vështirësi të pas Luftës së Dytë Botërore. Në një intervistë për The Sun, të dielën, Healey tha se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në 2.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto ishte një premtim i hekurt i qeverisë së tij. Irani ka zhvilluar luftëra në hije kundër Izraelit dhe Perëndimit për vite me radhë duke mbështetur grupet terroriste Hamas, Hezbollah dhe rebelët Houthi. Por ekziston më shumë se kurrë tani frika se gjithcka mund të shpërthejë në një luftë të plotë midis Iranit dhe Izraelit, pas sulmeve të këtij të fundit ndaj Hezbollahut në liban. Në një paralajmërim rrëqethës, Healey tha se bota po përballet me një moment rreziku të madh. “Ne kemi një luftë në Evropë për herë të parë në dekada, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ne kemi një konflikt në Lindjen e Mesme që, siç e kemi parë ditët e fundit, ka rrezik të përshkallëzohet në një konflikt shumë më të gjerë rajonal. Ne e shohim Iranin duke forcuar boshtin e tij të kërcënimit përkrah Rusisë dhe Koresë së Veriut. Ne shohim rritje të tensioneve në pjesë të tjera të botës, si IndoPaqësori. Dhe ky kombinim i kërcënimeve në rritje dhe diversifikimi, do të thotë që ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur veten dhe për të qenë të fortë edhe jashtë vendit” tha Healey.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20