Top News – Kërcen me fëmijët dhe bën byrek / Rita Ora viziton “Shtëpinë e ngjyrave” në Tiranë
05/09/2022 19:54

Rita Ora viziton “Shtëpinë e Ngjyrave” në Tiranë: “E nderuar që jam këtu, po bëhet një punë e pabesueshme për fëmijët”; Veliaj: “Inkurajim për të gjithë ata që u shërbejnë fëmijëve në nevojë” Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e lindur në Kosovë, dhe Ambasadore e UNICEF UK, vizitoi sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave.