Partia Demokratike zyrtare ka reaguar lidhur me një raport të EUROSTAT dhe INSTAT, sipas të cilit regjistrimet në shkolla që nga arsimi fillor, ai 9-vjeçar, I mesëm apo edhe në universitet, kanë rënë me disa pikë përqindje. Sipas demokratëve shkak për këtë është qeverisja e socialistëve, që po shpopullojnë vendin.