Jeta e banorëve të Bradaasheshit në Elbasan është vënë në rrezik, për shkak të këputjes së një linje të tensionit të lartë. Telat e linjës së tensionit të lartë janë shkëputur si pasojë e amortizimit të përcjellësit, duke bërë që të përfshihen nga flakët, e më pas të binin mbi banesat e kësaj zone.