Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur të ndërtojë një rezidencë miliona dollarëshe në Shqipëri. Shtëpia superluksoze do të ndërtohet në Sarandë, përballë ishullit grek të Korfuzit, i cili do të ketë edhe pamjen e mrekullueshme nga detit Jon. Duket se në vitet e ardhshme Dua do të kalojë kohë edhe në vendin e saj. Pasi mori nënështetësinë shqiptare, Dua Lipa kaloi disa ditë pushime në jug të vendit, pra pikërisht ky është vendi që ylli i muzikës pop ka menduar të ketë rezidencën e saj personale.