Kantautori Kujtim Prodani e ka humbur betejën me koronavirusin, ndërsa ishte i shtruar në spitalin covid 2, në Tiranë. Këngëtari kishte disa ditë në spital, e ndërsa pritej që gjendja e tij të përmirësohej, mesditën e kësaj të mërkure ka mbërritur lajmi i trishtë, se ai nuk mundi ta fitojë një betejë të tillë.