Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vlerësuar me certifikata mirënjohjeje disa përfaqësues të shoqërisë civile, për punën e tyre të bërë gjatë vitit që po lëmë pas. Në takimin me përfaqësuesit e shoqërisë civile, ai u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin, duke shtuar se falë këtij bashkëpunimi janë zgjidhur shumë prej problematikave sociale në Tiranë.