Vladimir Putin ka ndezur sërish retorikat kundër perëndimit duke thënë se ai është i përgatitur që të përdorë më shumë se sa tanke, pasi ndjehet e kërcënuar nga paketa ushtarake e NATO-s në Ukrainë. Në një fjalim të ashpër në Volgograd, për të shënuar përvjetorin e 80 të Betejës së Stalingradit, Putin tha se ai ishte i gatshëm të përdorte të gjithë arsenalin e rusisë, që përfshin edhe armët bërthamore, si hakmarrje për agresionin e perëndimit.