Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se opozita gëzon mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, që ai thekson se u dha gjatë punimeve dyditore të Kongresit të Partive Popullore Europiane, që u mbajt në Valencia të Spanjës. Berisha njoftoi se PPE miratoi rezolutën e katërt brenda pesë muajsh që dënon qeverisjen e Ramës, duke theksuar se Partia Demokratike ka marrë një mbështetje të plotë nga PPE dhe aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt integrimit europian.