Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, informoi presidentin Vladimir Putin se rajoni ukrainas i Luhanskut ishte cliruar nga forcat ruse dhe ato separatiste. Pasi u zbrapsën në përpjekjen e tyre fillestare për të marrë kontrollin e kryeqytetit Kiev, trupat ruse i përqendruan përpjekjet në nxjerrjen e forcave ukrainase jashtë rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, në lindje të vendit, ku separatistët e mbështetur nga moska kanë luftuar kundër Kievit që nga 2014-ta.