Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën në shtëpitë e tyre, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve të luftës. Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, ka thënë në një postim në Telegram se 116 ukrainas janë liruar. Ai ka thënë se në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Mariupoli, rajoni i Hersonit dhe Bahmutit. Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë thënë se 63 ushtarë rusë janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe.