Kreu I grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi akuzon qeverinë se po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për huan 302 milionë dollarë. Sipas Bardhit, përveç shkeljes së çdo procedure po shkelet edhe kushti i patjetërsueshëm i botimit në Fletoren Zyrtare duke u mbajtur sekret.