Çështja e gazsjellësit për Kosovën të cilin qeveria e Kosovës ka vendosur mos ta shtyjë përpara ka përplasur në Kuvend, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kreun q e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj e ka quajtur gabim strategjik të Kosovës vendimin për të mos ndërtuar gazsjellësin, për të cilin tha se janë ndarë 200 milionë euro.