Sistemi i ri i taksimit të pronës do të katërfishojë normën tatimore mbi pasuritë e paluajtshme dhe mund të lerë shteg për abuzime nga pushteti vendor. Në këtë përfundim del Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila në pamundësi për të pasur një konsultim fizik për projektligjin, i ka dërguar një letër ministres së financave, Delina Ibrahimaj, edhe pse tashmë përgjigjia pritet të vijë nga Ervin Mete pas ndryshimeve në kabinet.