Numri i të plagosurve nga atentati me armë zjarri në një lokal në Elbasan mbrëmjen e së hënës është katër. Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit janë larguar për në banesa, teksa hetimet e deritanishme sugjerojnë se asnjëri prej tyre nuk ka qenë shënjestër e atentatit. Grupi hetimor ka marrë në pyetje klientët që kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes. Burimet pohojnë se mes tyre është edhe një i afërm i Elton Kilës, njohur edhe si Oti Kila. Ky i fundit është një emër i njohur në Elbasan, teksa emri i tij përmendet nga Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, dy të penduarit e drejtësisë.