Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, u nis për në Taipei, kryeqytetin e Tajvanit, në mesin e paralajmërimeve të intensifikuara nga Kina ndërkohë që SHBA ka vendosur katër luftanije në ujërat në lindje të ishullit, mes tyre edhe një aeroplanmbajtëse.