Top News- Katastrofë! Treni përplaset me kamionin / Stuhia e borës ndërshkon SHBA, -33 gradë celcius
01/02/2026 12:51

Një video e postuar në Facebook nga departamenti i policisë së Gastonias, në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, tregon një tren që përplaset me një kamion që kishte ngecur në shinat hekurudhore në mesin e një stuhie dëbore. Shoferi i kamionit arriti të dilte nga automjeti para përplasjes dhe nuk pati viktima nga incidenti, tha Departamenti i Policisë së Gastonias në Facebook. Kjo vjen ndërsa shtetet jugore të SHBA-së janë përfshirë nga një stuhi e fuqishme bore, duke sjellë temperatura nën zero në rajone që nuk janë mësuar me kushtet vdekjeprurëse të dimrit e duke shkaktuar shumë probleme në udhëtim. Sulmi i fundit i motit ekstrem vjen rreth një javë pasi një tjetër stuhi e fortë goditi një pjesë të madhe të Shteteve të bashkuara duke vrarë më shumë se 100 persona e duke lënë shumë komunitete të mbuluara nga bora dhe akulli. Reshje të mëdha bore ranë në Karolinën e Veriut dhe shtetet fqinje të shtunën, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndronin larg rrugëve dhe paralajmëruan se strukturat buzë oqeanit ishin të kërcënuara nga stuhia. E gjithë Karolina e Veriut dhe e Jugut, si dhe pjesë të Xhorxhias, Tenesit lindor dhe Kentukit, si dhe Virxhinia jugore ishin nën paralajmërim për stuhi dimërore. Karolina e Veriut regjistroi 750 aksidente me makina të shtunën, tha patrulla e autostradës. Stuhia e fundjavës coi në më shumë se 1,800 anulime fluturimesh të shtunën dhe të dielën në Karolinën e Veriut. Më shumë se 600 fluturime u anuluan të shtunën në aeroportin ndërkombëtar të Atlantës, më i ngarkuari në botë. Rreth 50 fluturime brenda dhe jashtë Atlantës u anuluan në orët e para të së dielës.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB