Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë zhdukur, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afganistanin qendror, kanë njoftuar autoritetet e udhëhequra nga talibanët, të dielën. Një zëdhënës i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se ndihma urgjente po dërgoheshin në zonën e katastrofës, në qarkun e Jalrezit, në provincën Maidan Vardak. Ai tha autoritetet se janë të pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen dhe zhdukjen e qytetarëve, raporton AFP. “Janë shkaktuar edhe shumë humbje financiare”, ka tha zëdhënësi.