Impakti i pandemisë Coronavirus po ndihet edhe në Katar në përgatitjet për Botërorin e vitit 2022. Komiteti Organizator i këtij evenimenti nuk ka folur hapur për efektet negative në ekonomi të coronavirusit, por Sekretari i Përgjithshëm, Hassan Al Thawadi kohët e fundit shfaqi shqetësimin e tij për këtë recesion global të ekonomisë.