Italia ka hapur një debat të fortë dhe mjaft të ndjeshëm lidhur me trajtimin e autorëve të krimeve seksuale. Në kuadër të reformave në drejtësi, po diskutohet mundësia e përdorimit të kastrimit kimik për përdhunuesit dhe pedofilët e dënuar, si një masë parandaluese për të ulur rrezikun e përsëritjes së krimeve.