Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve la në fuqi vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e regjistruar në zgjedhje Lëvizjen Bashkë. Vendimi nga KAS u mor këtë të martë me shumicë votash. Celibashi refuzoi regjistrimin e lëvizjes duke argumentuar se në dokumentacion mungonte akti i regjistrimit në gjykatë si parti politike.